Verë Shqiptare e Prodhuar
Nga Varietete Rrushi Endemike
WELCOME – AUTHENTIC ALBANIAN WINE
Përjetoni shijen autentike të varieteteve endemike të rrushit në Shqipëri
Shijoni një gllënjkë të verës më të mirë shqiptare të prodhuar nga rrushi i rritur në mënyrë natyrale. Në zemër të Uka Wine qëndron një lidhje e ngushtë me varietetet endemike të rrushit - varietete që janë rritur falës klimës, tokës dhe kushteve lokale fantastike të vendit tonë. Bashkëpunimi me mbi 250 familje nga zonat më të thella në të gjithë Shqipërinë na ka lejuar të sjellim në tryezën tuaj një shije unike të natyrës.
HISTORIA JONË"Ne rilidhemi me sektorin shqiptar të verës, duke motivuar familjet e vogla të vreshtarëve që të bashkëpunojnë për t’ju ofruar shijen e Shqipërisë në një shishe."
“Crafted for those who enjoy the finer things in life, these fine wines are lauded for their depth, intensity and ability to age gracefully.”
VERËRAT TONA
Kujdesi Ndaj Mjedisit
Për Uka Wine, prioritizimi i biodiversitetit dhe qëndrueshmërisë është një parim kryesor. Ne aplikojmë praktika bujqësore biodinamike që nxisin ruajten e ekosistemeve të shëndetshme, ndërsa ndihmojnë në kultivimin e varietetve të rrushit që pasqyrojnë origjinën e tyre. Përkushtimi ynë shkon përtej prodhimit të verës së jashtëzakonshme shqiptare; misioni ynë ka të bëjë me ruajtjen e tokës dhe vlerave tona për brezat e ardhshme.
MËSO MË SHUMËA GLIMPSE OF OUR vinery
Një vend ku natyra vlerësohet për dhuratat dhe bekimet e saj. Eksploroni përzgjedhjen tonë të verërave, uluni dhe shijoni atmosferën e ngrohtë të Uka Farm.
Shiko video të tjeraShiko video të tjera
Një prodhues është për verën njësoj si dirigjenti për një simfoni; të dyja shfaqjet krijojnë një performancë harmonike, qoftë kjo muzikë apo verë.
FLORI UKA
PRODHUES VERE & SOMELIER
Udhëzues i Thjeshtë Mbi 5 Karakteristikat Kryesore të Verës
Gjithçka Që Duhet Të Dini Për Verën Shqiptare
Pyetjet më të shpeshta
Teknologjia jonë respekton rrjedhën e natyrës, duke na mundësuar të prodhojmë verë pa ndryshuar strukturën ose afatet kohore të saj. Kjo qasje na lejon t'ju sjellim esencën e vërtetë të natyrës në një shishe.
Vera jonë është prodhuar nga varietetet më të mira të rrushit të territorit tonë. E krijuar nga varietete endemike rrushi të rritura në mënyrë natyrale, kjo verë vlerësohet nga shumë njerëz për shijen e saj të shkëlqyer dhe ndikimin e reduktuar tek mjedisi. Qasja jonë e prodhimit të verës promovon biodiversitetin dhe shëndetin e tokës. Për më tepër, shumë konsumatorë vlerësojnë përfitimet shëndetësore të verës sonë shqiptare, pasi ajo ka më pak mbetje kimike falë procesit të prodhimit natyral.
Proceset tona teknologjike janë diaznjuar për të ruajtur vetitë natyrore të rrushit ashtu siç natyra i ka krijuar ato. Kështu, ne i lejojmë këto karakteristika autentike të rrushit të shfaqen në tërësinë e aromave të verës sonë, duke ofruar një shprehje të plotë dhe të vërtetë të natyrës.
Po, në mënyrën më të mirë të mundshme! Kjo lloj vere është e njohur për një shije fantastike që i atribuohet përdorimit të vreshtave të rrushit më të shëndetshme dhe ndërhyrjes minimale kimike nga ana e prodhuesit të verës. Shija e saktë mund të ndryshojë në varësi të varieteteve të rrushit, terroirit dhe teknikave të prodhimit të verës.
Shqipëria ka një histori të pasur të prodhimit të verës që daton mijëra vjet më parë. Besohet se është një nga rajonet më të vjetra të prodhimit të verës në Evropë, me dëshmi të veprimtarive për prodhimin e verës që datojnë në kohën e ilirëve në antikitet.
Shqipëria njihet për varietetet e saj endemike të rrushit që datojnë me shekuj. Disa nga varietetet më të njohura të rrushit shqiptar janë Kallmet, Shesh i Zi dhe Vlash.
Vera shqiptare ka fituar njohje dhe çmime vitet e fundit. Fatkeqësisht, ajo është ende relativisht e pazbuluar nga shumë entuziastë të verës jashtë rajonit. Po bëhen përpjekje për përfshirjen e verërave shqiptare në tregun botëror, pasi me të drejtë ato meritojnë njohje dhe famë ndërkombëtare! Vendi ynë krenohet me disa nga territoret më të larmishme që lejojnë rritjen natyrore të varieteteve autentike të rrushit.
Shqipëria ka disa rajone të njohura për prodhimin e verërave, ku më të spikaturat janë Berati, Mati, Shkodra si dhe fshatra të ndryshëm në Shqipërinë Veriore, Qendrore dhe Jugore. Secili prej këtyre rajoneve ka varietetet e veta unike rë rrushit me të cilat prodhohen disa nga verërat tona më të jashtëzakonshme.
Po! Disa metoda tradicionale të prodhimit të verës si fermentimi i verës në amfora balte dhe bodrume nëntokësore praktikohen ende në disa pjesë të Shqipërisë, me qëllim kryesor ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore të prodhimit të verës.
Albanian wine culture is deeply rooted in history, with a unique blend of indigenous grape varieties and production techniques. While it shares the European tradition of winemaking, it stands out for its resilience and revival in modern times, emphasizing organic farming and sustainability. The focus on local varieties like Kallmet and Shesh makes it distinct.
KONTAKT
Ne ofrojmë verë shqiptare të kuqe dhe të bardhë me çmime dhe cilësi fantastike për çdo rast!