Verërat Tona

UDHA

Verë e kuqe shqiptare

Udha” është fjala e vjetër që përdorej për “rrugën”, rruga imagjinare që lidh të gjithë vreshtarët në një produkt të vetëm. Një përzierje e Cabernet Sauvignon, Merlotit, Kallmetit dhe Sheshit të Zi, të cilat janë korrur në vreshta të ndryshme të Shqipërisë. Kjo verë përfaqëson një udhëtim nëpër të gjitha rajonet e kultivimit të rrushit. Me këtë verë ne synojmë t'ju sjellim Shqipërinë në një shishe. Një verë e kuqe me një strukturë e shkëlqyer e cila kombinohet në mënyrë perfekte me gatimet e mishit të kuq.

Verërat Tona

UDHA

Multi-Vintage

Udha” është fjala e vjetër që përdorej për “rrugën”, rruga imagjinare që lidh të gjithë vreshtarët në një produkt të vetëm. Një përzierje e Cabernet Sauvignon, Merlotit, Kallmetit dhe Sheshit të Zi, të cilat janë korrur në vreshta të ndryshme të Shqipërisë. Kjo verë përfaqëson një udhëtim nëpër të gjitha rajonet e kultivimit të rrushit. Me këtë verë ne synojmë t'ju sjellim Shqipërinë në një shishe. Një verë e kuqe me një strukturë e shkëlqyer e cila kombinohet në mënyrë perfekte me gatimet e mishit të kuq.

UDHA

Vreshtat

Vreshtat tona ndodhen në fshatra të ndrysme të Shqipërisë Veriore, Qendrore dhe Jugore. Këto rajone kanë një lartësi mbidetare e cila varion nga 20 deri në 400 metra. Përbërja e terrenit në këto zona është një kombinim i dherave argjilore, zallore dhe terrenit të përzier, gjë që siguron veti të shkëlqyera kullimi dhe ruajtje të përsosur të lagështisë.

Kushtet klimatike

Klima në vendndodhjen e vreshtave përputhet me karakteristikat e një klime mesdhetare. Vera sjell ngrohtësi dhe thatësi, me temperatura mesatare që variojnë nga 25°C deri në 30°C. Dimrat janë të butë dhe ofrojnë një periudhë letargjie për hardhitë. Rajoni ka reshje të moderuara gjatë gjithë vitit, duke garantuar hidratimin e nevojshëm për hardhitë.

Vjelja

Procesi ynë i vjeljes dhe prodhimit të verës realizohet me kujdes maksimal për të siguruar prodhimin e verërave të jashtëzakonshme. Vjelja e rrushit bëhet nga data 10 deri më 25 shtator kur rrushi arrin pjekurinë e tij optimale. Ekipi ynë i përkushtuar vjel me dorë këto hardhi të lashta të cilat përdridhen me hijeshi nëpër pemë, duke ruajtur karakterin dhe shijen e tyre unike.

Prodhimi i verës

Në kantinë, rrushi i nënshtrohet një procesi të përpiktë dhe delikat të prodhimit të verës. Cryo maceration (zbutja e rrushit me anë të të ftohtit) realizohet për 24 orë dhe ndiqet nga shtypja e butë për nxjerrjen e lëngut. Më pas, lëngu kalon një fazë precipitimi natyral në rezervuarë inoksi. Fermentimi i kontrolluar nga i ftohti zhvillohet gjatë një periudhe 12-15 ditore, duke lejuar zhvillimin dhe shprehjen e shijeve delikate.

Profili i Verës

Aroma

Struktura

Aciditeti

Ëmbëlsia

E lehtë
E lehtë
I ulët
E ulët
E fortë
E fortë
I lartë
E thatë

KOMBINIME PERFEKTE

Udha është një zgjedhje fantastike për gosti të ngrohta apo raste të veçanta, pasi profili i saj i përqendruar kombinohet në mënyrë fantastike me ushqime të yndyrshme dhe gatime me mish të kuq. Është një zgjedhje e shkëlqyer për ata që vlerësojnë shijet dalluese dhe të freskëta.

MISHI I KUQ

SALÇIÇE

PROSHUTË

BBQ

DJATHË

Udha Wine - Uka Wine

SHIJONI KËTË PËRZIERJE FANTASTIKE TË CABERNET SAUVIGNON, MERLOT, KALLMET DHE SHESHIT TË ZI.

SIP THIS DELICIOUS, SMOKY, NUTTY, BUTTERED LEMON BRIOCHE OF A BEGUILING PINOT NOIR-BASED FIZZ

VERËRAT TONA

Eksploroni përzgjedhjen tonë të verërave shqiptare dhe gjeni se cila shije i përshtatet më së miri preferencave tuaja.

SHIKONI TË GJITHA VERËRAT

KONTAKT

Ne ofrojmë verë shqiptare të kuqe dhe të bardhë me çmime dhe cilësi fantastike për çdo rast!

sqAlbanian