Uka Wine: Udhëtimi Pas Çdo Shisheje

Uka Farm & Uka Wine | Rrënjët dhe Lulëzimi i Një Kooperative

Uka Wine është një vlerë e shtuar e Uka Farm, themeluar nga babai i Flori Ukës, Prof. Dr. Rexhep Uka, në vitin 1996. Flori Uka u rrit duke punuar në agrokulturë me parimet e bujqësisë natyrore. Ky mjedis, i përkushtuar ndaj promovimit të biodiversitetit dhe kultivimit të tokave të pasura me lëndë ushqyese, jo vetëm që i dha formë rrugës profesionale të Florit, por gjithashtu frymëzoi një angazhim për promovimin e një jete më të shëndetshme dhe motivimin e brezave të ardhshëm për të punuar me natyrën për një botë më të mirë.

Pas diplomimit në Universitetin Bujqësor të Udinës, Flori Uka, prodhues vere dhe somelier profesionist, u kthye në Shqipëri për të themeluar kantinën në përputhje me parimet që mësoi nga babai i tij. I frymëzuar nga përkushtimi i të atit për praktikat bujqësore natyrore dhe të qendrueshme, ai nisi punën për zhvillimin e një punishteje vere dedikuar prodhimit të verërave të cilësisë së lartë nga varietete rrushi endemike të rritura në natyrën e Shqipërisë.

Një prodhues është për verën njësoj si dirigjenti për një simfoni; të dyja shfaqjet krijojnë një performancë harmonike, qoftë kjo muzikë apo verë.

FLORI UKA

PRODHUES VERE & SOMELIER

Prodhim i verës shqiptare nga varietete rrushi endemike

Duke e ditur se një varieteti specifik rrushi i duhen të paktën 100 vjet për t'u përshtatur me një mjedis të ri, Flori vendosi të punojë me rrushin e rritur në habitatin e tij natyror, ku ai rritet prej mijëra vitesh. Kështu, ai krijoi partneritete me më shumë se 250 familje që zotërojnë vreshta të vogla (më pak se një hektar), ku rrushi kultivohet duke përdorur teknika të vetë-qëndrueshme. Ne e vlerësojmë punën e palodhur të këtyre familjeve, të cilat na ndihmojmë të sjellim shijet unike dhe autentike të varieteteve tona autoktone të rrushit në tryezën tuaj.

Puna jonë është ndërtuar mbi një databazë me varietete endemike të rrushit, disa prej të cilave janë deri në 200 vite të lashta, të rritura në natyrën e pastër të Shqipërisë. Shqipëria është e bekuar me një klimë ideale për rritjen e rrushit, me 300 ditë diell, biodiversitet të pasur, mikroklima të ndryshme dhe një nuëmr të limituar me varietete endemike rrushi të cilat rriten në mënyrë plotësisht natyrale, të pashartuara, pa nevojë për ndërhyrje njerëzore –të egra si një spartan.

Një nga objektivat tona parësore mbetet ruajtja e historisë së lashtë të verës së vendit tonë për brezat e ardhshëm – një histori e lashtë që numëron rreth 6000 vjet vreshtari dhe 4000 vjet prodhim vere, duke e bërë Shqipërinë rajonin më të vjetër të verës në Evropë dhe Ballkan. Kjo traditë për fat të keq u ndërpre gjatë një periudhe të gjatë të sundimit osman duke filluar nga fundi i shekullit të 15-të, dy Luftërat Botërore dhe një regjim diktatorial komunist që e izoloi vendin nga pjesa tjetër e botës deri në fillim të viteve 1990

Megjithatë, edhe pas shumë pengesash sektori i prodhimit të verës në Shqipëri tani ka ri-lulëzuar, ku përdorimi i rrushit vendas është një karakteristikë e spikatur e verërave të vendit tonë.

Përjetoni shijen e verërs së prodhuar nga varietete rrushi endemike të Shqipërisë.

FLORI UKA

PRODHUES VERE & SOMELIER

VERËRAT TONA

Eksploroni përzgjedhjen tonë të verërave shqiptare dhe gjeni se cila shije i përshtatet më së miri preferencave tuaja.

KONTAKT

Ne ofrojmë verë shqiptare të kuqe dhe të bardhë me çmime dhe cilësi fantastike për çdo rast!

sqAlbanian