Uka Wine - Our Philosophy

"Biodiversiteti është jetë, homogjeniteti është vdekje."

Udhëtimi ynë

Momente të Rëndësishme

2005 - Themelimi i Uka Wine

Në vitin 2005 lindi Uka Wine, themeluar nga Flori Uka, një vizionar dhe përfaqësues i gjeneratës së parë të prodhuesve të verës në familjen Uka. Vendi ynë, me klimën e favorshme, malet e thepisura, kodrat e larmishme, luginat e gjelbëruara dhe një biodiversitet mahnitës, premtonte mundësi të pafundme për prodhimin e varieteteve të rrushit me cilësi të lartë. Ëndrra e Florit ishte të prodhonte një verë të jashtëzakonshme shqiptare, duke shfrytëzuar rrushin endemik të vendit tonë dhe t'i prezantonte botës pasuritë e fshehura të territorit tonë. Me vendosmëri, ai e shndërroi këtë vizion në realitet.

2005 - Founding Uka Wine

Një kooperativë bashkëpunuese

Ne besojmë se udhëtimi drejt madhështisë duhet ndarë me të tjerët. Vizioni i Florit shtrihej përtej ambicieve të tij; ai parashikoi një qasje bashkëpunuese për të ndërtuar një kooperativë efikase. Projekti ynë ishte kompleks dhe përfshinte krijimin e një rrjeti të gjerë bashkëpunimi me familjet vendase që ndajnë pasionin tonë për vreshtarinë. Së bashku, ne punuam me mision për të identifikuar dhe ruajtur diversitetin e jashtëzakonshëm të rrushit endemik nga anë të ndryshme të Shqipërisë. Kjo përpjekje rezultoi në krijimin e një databaze masive me pasurinë e varieteteve tona vendase. Qëllimi përfundimtar i këtij misioni është krijimi i një muzeu për verën shqiptare, ku vizitorë nga të gjitha sferat e jetës mund të përjetojnë esencën e Shqipërisë në një gotë. 

Gathering quality grapes from Albanian villages.

Shqipëria në hartën botërore të verërave

Udhëtimi i Uka Wine është larg nga përfundimi. Ne synojmë ta vendosim Shqipërinë në hartën globale të verërave. Ne dëshirojmë të shërbejmë si një model për gjeneratat e reja, duke i inkurajuar ata të ruajnë varietetet e çmuara të rrushit tonë. Duke promovuar bujqësinë e qëndrueshme, ne duam të sigurohemi që bekimet e tokës sonë të vazhdojnë të lulëzojnë për vite me rradhë. Uka Wine ju fton të ndani pasionin tonë, të shijoni shijet unike të verës Shqiptare dhe të bashkoheni me ne në misionin tonë për të gëzuar dhe ruajtur vlerat tona. Së bashku, le të ngremë një gotë për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen premtuese të verës shqiptare.

Albania on the World Wine Map.

KONTAKT

Ne ofrojmë verë shqiptare të kuqe dhe të bardhë me çmime dhe cilësi fantastike për çdo rast!

sqAlbanian