Rrugëtimi që qëndron pas shishes
Uka Wine është një vlerë e shtuar e Uka Farm, themeluar nga babai i Flori Ukës, Prof. Dr. Rexhep Uka, në vitin 1996. Flori Uka u rrit duke punuar në agrokulturë me parimet e bujqësisë natyrore. Ky mjedis, i përkushtuar ndaj promovimit të biodiversitetit dhe kultivimit të tokave të pasura me lëndë ushqyese, jo vetëm që i dha formë rrugës profesionale të Florit, por gjithashtu frymëzoi një angazhim për promovimin e një jete më të shëndetshme dhe motivimin e brezave të ardhshëm për të punuar me natyrën për një botë më të mirë.
Pas diplomimit në Universitetin Bujqësor të Udinës, Flori Uka, prodhues vere dhe somelier profesionist, u kthye në Shqipëri për të themeluar kantinën në përputhje me parimet që mësoi nga babai i tij. I frymëzuar nga përkushtimi i të atit për praktikat bujqësore natyrore dhe të qendrueshme, ai nisi punën për zhvillimin e një punishteje vere dedikuar prodhimit të verërave të cilësisë së lartë nga varietete rrushi endemike të rritura në natyrën e Shqipërisë.
“Një prodhues është për verën njësoj si dirigjenti për një simfoni; të dyja shfaqjet krijojnë një performancë harmonike, qoftë kjo muzikë apo verë.”
Flori Uka
Prodhues vere & Somelier
Prodhues vere & Somelier
Prodhim i rrallë i verës shqiptare nga hardhitë endemike.
Duke ditur se një varieteti specifik rrushi i duhen të paktën 100 vjet për t’u përshtatur me një mjedis të ri, Flori vendosi të punojë me rrushin e rritur në habitatin e tij natyror prej mijëra vitesh. Ai formoi partneritete me më shumë se 250 familje që zotërojnë vreshta të vogla (më pak se një hektar), ku rrushi kultivohet duke përdorur teknika të vetë-qëndrueshme. Ne vlerësojmë punën e palodhur të familjeve, që na ndihmojmë të sjellim shijet unike dhe autentike të varieteteve tona autoktone të rrushit në tryezën tuaj.
Puna jonë është ndërtuar mbi një databazë me varietete endemike të rrushit, disa prej të cilave janë deri në 200 vite të lashta, të rritura në natyrën e pastër të Shqipërisë, e bekuar me një klimë ideale për rritjen e rrushit, me 300 ditë diell, biodiversitet të pasur, mikroklima të ndryshme dhe një numër të limituar me varietete endemike rrushi të cilat rriten në mënyrë plotësisht natyrale, të pashartuara, pa nevojë për ndërhyrje njerëzore –të egra si një spartan.
Puna jonë është ndërtuar mbi një databazë me varietete endemike të rrushit, disa prej të cilave janë deri në 200 vite të lashta, të rritura në natyrën e pastër të Shqipërisë, e bekuar me një klimë ideale për rritjen e rrushit, me 300 ditë diell, biodiversitet të pasur, mikroklima të ndryshme dhe një numër të limituar me varietete endemike rrushi të cilat rriten në mënyrë plotësisht natyrale, të pashartuara, pa nevojë për ndërhyrje njerëzore –të egra si një spartan.
Një nga objektivat tona parësore mbetet ruajtja e historisë së lashtë të verës së vendit tonë për brezat e ardhshëm – një histori e lashtë që numëron rreth 6000 vjet vreshtari dhe 4000 vjet prodhim vere, duke e bërë Shqipërinë rajonin më të vjetër të verës në Evropë dhe Ballkan. Kjo traditë për fat të keq u ndërpre gjatë një periudhe të gjatë të sundimit osman duke filluar nga fundi i shekullit të 15-të, dy Luftërat Botërore dhe një regjim diktatorial komunist që e izoloi vendin nga pjesa tjetër e botës deri në fillim të viteve 1990.
Megjithatë, edhe pas shumë pengesash sektori i prodhimit të verës në Shqipëri tani ka ri-lulëzuar, ku përdorimi i rrushit vendas është një karakteristikë e spikatur e verërave të vendit tonë.
Megjithatë, edhe pas shumë pengesash sektori i prodhimit të verës në Shqipëri tani ka ri-lulëzuar, ku përdorimi i rrushit vendas është një karakteristikë e spikatur e verërave të vendit tonë.
krijimi i uka wine
Njihuni me Flori Ukën, krijuesi i Uka Wine. Një somelier dhe prodhues vere i cili ëndërronte të vendoste verën shqiptare në hartën botërore të verërave. Pas përfundimit të studimeve në Universitetin Bujqësor të Udinës, Flori nisi të punontë për krijimin e një punishteje vere që jo vetëm do të prodhonte verë të shkëlqyer, por do të kujdesej për natyrën dhe bekimet që ajo na ofron. Kështu, ai ndërtoi një rrjet bashkëpunimi me rreth 250 familje nga fshatra të ndryshme shqiptare, duke hedhur themelet e Uka Wine dhe duke promovuar zhvillimin e industrisë së verës në Shqipëri.
Uka Wine fokusohet tek origjinaliteti. Varietetet tona të rrushit, disa 200 vjeçare, rriten në disa nga zonat më të thella të Shqipërisë. Ato janë zemra e verërave tona natyrale. Falë vreshtarëve tanë të shpërndarë në të gjithë vendin, shijet unike të këtyre varieteteve endemike e bëjnë çdo shishe vere të veçantë. Kështu, Uka Wine u bë dalëngadalë një nga kantinat më të respektuara në rajon.
shije dhe rrënjë
drejt famËs
Duke u nisur nga vreshtat tona të lashta, Uka Wine u shndërrua në një kantinë me famë në Shqipëri dhe më gjerë. Njerëzve që e duan verën, nga somelierët ekspertë e deri te njerëzit e zakonshëm, u pëlqeu ajo që ne po ofronim. Por puna jonë nuk përfundoi këtu. Sigurisht, ne po merrnim njohje dhe çmime, por ajo që vazhdonte të na motivonte përpara ishte premtimi ynë për të mbajtur gjallë mënyrat e vjetra të prodhimit të verës në Shqipëri. Kemi para një rrugë të gjatë dhe ndërkohë që vazhdojmë të prodhojmë verë spektakolare, po sigurohemi që vlerat e prodhimit të verës shqiptare të qëndrojnë të forta.