Një verë që përfaqëson bashkimin e vreshtave dhe familjeve nga rajone të ndryshme të Shqipërisë. Prodhuar nga varietete rrushi të përzgjedhur me kujdes nga territore të ndryshme, Udha shpreh një udhëtim nëpër peizazhet, traditat dhe diversitetin e kulturës shqiptare të verës. Një përzierje e Kallmetit dhe Sheshit të Zi, me një prekje të Merlot dhe Cabernet Sauvignon.